2010-10-05 15:57:19

Pakistan: acarim marrëdhëniesh ndërmjet Islamabadit dhe Uashingtonit.


(05.10.2010 RV)Sot është e gjashta ditë që më shumë se 200 kamionë të NATO-s ngarkuar me furnizime për trupat amerikane që luftojnë në Afganistan, janë bllokuar në Torkam, Pakistan dhe nuk lejohen të kalojnë kufirin. Javën e kaluar Islamabadi vendosi të mos i lejojë kamionët e NATO-së me furnizime të kalojnë kufirin si protestë ndaj operacionit të paautorizuar të helikopterëve të Aleancës së Atlantikut në tokën pakistanase, gjatë të cilit bashkë me tetë terroristë afganë, u vranë gabimisht edhe tre ushtarë të Islamabadit. Nëpër Pakistan kalon thuajse gjysma e furnizimeve të nevojshme për forcat e koalicionit të NATO-s në Afganistan, dhe ditët e kaluara rebelët kryen disa sulme radhazi kundër autoboteve me karburant të trupave amerikane.







All the contents on this site are copyrighted ©.