2010-10-05 12:39:16

Nobeli për fizikën dy rusëve: Geim dhe Novoselov


(05.10.2010 RV)Rusët Andre Geim dhe Kostantin Novoselov morën sot çmimin Nobel për fizikën, për eksperimentet e para mbi grafenin, një formë e karbonit, që përcjell elektricitetin. Dy shkencëtarët kanë treguar se karboni, në një formë shumë të hollë, me përmasat e një atomi, ka cilësi të jashtëzakonshme në fizikën kuantike. Geim është qytetar hollandez, ndërsa Novoselov ka nënshtetësinë e dyfishtë, britanike dhe ruse.







All the contents on this site are copyrighted ©.