2010-10-05 15:57:30

Gjermani: Zyrtarët nuk japin hollësi për pesë gjermanët e vrarë në Pakistan.


(05.10.2010 RV)Zyrtarët gjermanë nuk pranuan të japin hollësi lidhur me sulmin me raketa të amerikanëve kundër talebanëve fshehur në Pakistan, gjatë të cilit u vranë edhe pesë shtetas gjermanë. Ndërkaq, shërbimi informativ amerikan bëri të ditur se një bërthamë terroriste e përbërë nga shtetas gjermanë dhe britanikë është në veprim për të kryer atentate në kryeqytetet evropiane. Televizioni publik gjerman ARD, njoftoi se katër nga pesë gjermanët e vrarë janë me origjinë turke. Nga ana tjetër, ministri i brendshëm i Berlinit Thomas de Maziere, deklaroi se gjithnjë e më shumë gjermanë po shkojnë në Afganistan dhe Pakistan për “stërvitje si terroristë”. “Madje një numër i madh i tyre është kthyer dhe jeton në Gjermani.” përfundoi ministri i brendshëm gjerman.







All the contents on this site are copyrighted ©.