2010-10-01 17:36:41

Lutjet e dielës së parë të Ardhjes do të kremtohen nga Papa për jetën që lind.


Lutjet e Mbrëmësores së parë të kohës kishtare të Ardhjes kremtuar nga Papa në kuadrin e mbrëmjes së lutjes për jetën që lind.
Më 27 nëntor, me rastin e fillimit të kohës kishtare të Ardhjes, Benedikti XVI si zakonisht do të kremtojë lutjet e Mbrëmësores së Parë të Dielës së Parë të Ardhjes në bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan. Sivjet – informon një deklaratë e drejtorit të Sallës së Shtypit të Vatikanit, atë Federiko Lombardit – lutja e Mbrëmësores do të vendoset në kuadrin e një “Mbrëmje për jetën që lind”, në perspektivën e kohës së Ardhjes e të Solemnitetit të ardhshëm të Krishtlindjes. Për këtë qëllim, prefekti i Kongregatës së Vatikanit për Kultin Hyjnor e Disiplinën e Sakramenteve, kardinali Antonio Llovera, dhe presidenti i Këshillit Papnor për Familjen, kardinali Ennio Antonelli, i kanë dërguar– përmes nuncave apostolikë – një letër kryetarëve të Konferencave Ipeshkvnore të Vendeve të ndryshme, për ti ftuar të promovojnë edhe ata nëpër Kisha lokale kremtime të ngjashme e nisma të lutjes. Nisma këto, përfundon deklarata, që do të bëhet “në bashkimin shpirtëror me Atin e Shenjtë, për të promovuar përcaktimin e angazhimin dhe dëshmitë kishtare për një kulturë të jetës e të dashurisë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.