2010-09-30 14:52:41

Nga Irlanda në Greqi greva kundër masave të BE për krizën financiare.


(30.09.2010 RV)Me mijëra punëtorë marshuan dje nëpër rrugët e Evropës duke protestuar për humbjen e vendeve të punës ai pasojë e masave shtrënguese që kanë marrë qeveritë evropiane për t’i bërë ballë krizës financiare. Nga Irlanda në Greqi, punëtorët dolën në rrugë duke përsëritur parrullat se janë viktima të bankierëve të paskrupujt që shpenzojnë pa farë kujdesi e po minojnë shtetin social evropian. Në Spanjë, dje policia shtiu në ajër për të frikësuar protestuesit, ndërsa në Greqi, shoferët e transportit qytetar dhe mjekët zhvillua një grevë 24-orëshe. Gjithashtu sindikatat njoftuan se 100 mijë vetë protestuan në Bruksel përpara selisë së BE.
Ndërkohë, në Itali nuk iu përtëri kontrata mësuesve të përkohshëm, dhe prindërit ankohen se klasat e nxënsve sa vijnë e fryhen. Ndërsa në Francë, qeveria konservatore po përpiqet të miratojë një ligj për rritjen e moshës së daljes në pension, nga 65 në 67 vjeç. Vende të tjera të BE, si Greqia dhe Spanja kanë ulur rrogat e punëtorëve si rrugëdalje nga kriza.







All the contents on this site are copyrighted ©.