2010-09-29 14:12:47

“E Vërteta, kumtimi e autenticiteti i jetës në epokën digjitale” është tema e zgjedhur nga Papa për Ditën Botërore të Komunikimeve Shoqërore 2011


Tema e zgjedhur nga Ati i Shenjtë Benedikti XVI për Ditën Botërore të Komunikimeve Shoqërore 2011 është “E Vërteta, kumtimi e autenticiteti i jetës në epokën digjitale”.Kjo temë ka si synim të vëjë në qendër të të gjitha proceseve të komunikimit, qenien njerëzore. Edhe në një kohë që gjerësisht dominohet e, shpesh, kushtëzohet prej teknologjive të reja, dëshmia personale mbetët një vlerë themelore: ti afrohesh së vërtetës e të marrësh përsipër impenjimin e kumtimit të saj, për atë që vepron në botën e informacionit e posaçërisht për gazetarët katolikë, kërkon garancinë e autenticitetit të jetës që nuk mund të mungoj as në botën digjitale.
Nuk janë mjetet ato që mund ta ndryshojnë e rrisin nivelin e besueshmërisë së punonjësve marrë veç e veç: as që mund ti ndryshojnë vlerat që janë pikë referimi edhe në një komunikim që vijon të përparojë me arritjet e teknologjive gjithnjë e më të reja . E vërteta mbetët fanar ankorimi i pandryshueshëm edhe për mediat e reja e, madje, epoka digjitale, duke zgjeruar kufijtë e informacionit e të njohurive, mund ta bëjë edhe më të afërt atë që përfaqëson synimin më të rëndësishëm për këdo që vepron në botën e mediave.
Tema që është shpallur sot, paraprin Mesazhin për Ditën e 45-të Botërore të Komunikimeve Shoqërore, që do të shpallet, si çdo vit, më 24 janarin e ardhshëm, në festën e shën Françeskut Sales, pajtorit qiellor të gazetarëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.