2010-09-29 15:50:43

Thirrje e Papës për krizën në Nigeri e Haiti, në fund të audiencës së përgjithshme


Shumë i ndjerë, çasti pas katekizmit, me Papën që foli për dy tragjedi të jashtëzakonshme humanitare të vitit 2010. Më e vona, që u përmend nga Papa në anglisht, është ajo e Nigerisë, ku, tha Benedikti XVI:RealAudioMP3
“Rreth 2 milion njerëz janë detyruar të ikin nga shtëpitë për shkak të përmbytjeve të mëdha. Të gjithë të dëmtuarve u shpreh afërsinë time shpirtërore dhe u siguroj lutjen personale”.
Në gjuhën franceze, Papa iu drejtua një grupi të vogël haitianësh, të pranishëm në sheshin e Shën Pjetrit, duke bërë thirrje për impenjimin ndërkombëtar në zgjidhjen e problemeve, që shkaktoi tërmeti katastrofik i fillimit të vitit. Më pas, Ati i Shenjtë kujtoi përvjetorin e vdekjes së Papës Gjon Pali I, që binte dje dhe festën e sotme të Kryeengjëjve Mikel, Gabriel e Rafael. Ata, tha Benedikti XVI në fund, na nxisin të mendojmë për kujdesin providencial të Zotit, i cili merret me çdo njeri veç e veç.







All the contents on this site are copyrighted ©.