2010-09-29 12:51:59

Papa: me lutja e pjesëmarrje në Meshë bëhemi 'miq të Zotit'.


Papa Benedikti XVI, sot gjatë audiencës së përgjithshme mbajtur para dite në Vatikan, bëri “një thirrje të fortë për përforcuar miqësinë tonë me Zotin, sidomos përmes lutjes së përditshme e pjesëmarrjes së vëmendshme, besnike e aktive në Meshën e Shenjtë”. Në katekizmin e sotëm të audiencës së përgjithshme të mërkurës, para mase 10 mijë besimtarëve e shtegtarëve ardhur nga Vende të ndryshme të botës, Papa paraqiti figurën dhe veprën e shenjtëreshës gjermane, rregulltares cistercense Matilda e Hackebornit.
Ati i Shenjtë Racinger, pasi përkujtoi se “liturgjia është një shkollë e madhe e spiritualitetit”, deshi t’u tregonte e paraqiste katolikëve të sotëm pikërisht jetën e kësaj shenjtëreshe e cila jetoi në shekullin e XIII, duke shtuar se “lutja personale e liturgjike, posaçërisht liturgjia e orëve dhe Mesha e Shenjtë janë rrënjë e përvojës shpirtërore e shën Matildes Hackenborn”.







All the contents on this site are copyrighted ©.