2010-09-28 14:53:31

Nisma në Romë me rastin e Sinodit për Lindjen e Mesme


Njëkohësisht me Asamblenë e Veçantë për Lindjen e Mesme të Sinodit të ipeshkvijve, që do të mbahet nga 10 deri më 25 tetor në Vatikan, do të hapet në Romë, në Sallën Piu X të rrugës Konçiliacione, një ekspozitë multimediale, me titull “Vështrim mbi të krishterët e Lindjes së Mesme”. Pasditeve, pikërisht në këtë sallë do të ketë takime me etërit sinodalë, me shkrimtarë, gazetarë dhe ekspertë të tjerë. Objektivi i këtyre konferencave është reflektimi mbi problemet e të krishterëve e të katolikëve në veçanti, në Lindjen e Mesme.
Më 10 tetor, ekspozita do të përurohet në praninë e sekretarit të përgjithshëm për Sinodin e Ipeshkvijve, imzot Nikola Eteroviç, të Patrikut të Jeruzalemit, Fuad Tval, të rojtarit të Tokës Shenjte, fra Pierbatista Picabala e personalitete të tjera të Vatikanit. Pas relacioneve do të projektohet dokumentari i prodhuar nga Qendra Televizive e Vatikanit, “Benedikti XVI shtegtar në Tokën Shenjte”.







All the contents on this site are copyrighted ©.