2010-09-28 14:52:34

Mbretëri e Bashkuar. I ngarkuari me punë i kryeministrit Kameron: “Vizita e Papës qe një sukses i madh”.


(28.09.2010 RV)“Një vizitë që do të mbesë në kujtesë, mesazhet dhe mësimet e së cilës do të tingëllojnë për vite me radhë.” Kështu u shpreh mbi shtegtimin e Papës Racinger në Britani të Madhe, i ngarkuari me punë i kryeministrit britanik Kameron, Kristofer Paten, cituar nga agjencia e lajmeve Zenit. Papa Benedikti XVI u përshendet gjatë shtegtimit të tij nga turma katolikësh dhe jokatolikësh, të rinj e të moshuar, të çdo race e shtrese shoqërore qoftë në Edimburg, në Skoci, qoftë përgjatë zonës Mall, në Londër, ndërsa po drejtohej për mbrëmësoren në Hajd Park. “Kemi një traditë tolerance dhe moderimi e cila e pranon rolin e fesë në jetën publike. Papës i bëri padyshim përshtypje kur pa se trashëgimia e krishterë është ende e gjallë në çdo shtresë të shoqërisë britanike.” - u shpreh Lordi Paten. Përveç kësaj, Lordi Paten citoi edhe fjalimin e Atit të Shenjtë në Uestminster holl, i sigurtë se do të ndikojë fuqishëm në debatin publik edhe për shumë vite të tjera. Në një varg fjalimesh e homelishë, Papa Benedikti XVI po na propozon të gjithë neve të marrin në shqyrtim marrëdhëniet ndërmjet arsyes dhe fesë dhe rëndësinë që ka themelimi i një baze etike për veprimin politik”.







All the contents on this site are copyrighted ©.