Faqe interneti për shtegtimin e Papës në Spanjë. (6 -7 nëntor 2010)
(28.09.2010 RV)Me rastin e udhëtimit të ardhshëm të Papës Benedikti XVI në
Santiago të Kompostelës dhe në Barcelonë, në Spanjë, që do të zhvillohet më 6-7 nëntor,
Konferenca ipeshkvnore spanjolle hapi një faqe të re interneti. (www.visitadelpapa2010.org).
Faqja, - në italisht, spanjisht, frëngjisht dhe anglisht, -përmban të gjitha informacionet
e nevojshme mbi etapat e udhëtimit të Atit të Shenjtë, programin zyrtar dhe një biografi
të gjerë kushtuar vetë Papës. Agjencia e lajmeve Sir, njofton se faqja e re do të
ofrojë edhe mundësinë për të ndjekur shtegtimin e Papës online duke u lidhur me dy
faqet internet të dy kishave, në Santiago dhe në Barcelonë, ku Papa Racinger do të
kremtojë Meshën e Shenjtë.