2010-09-28 10:10:05

32 vjet më parë si sot vdiste Papa Gjon Pali I.


Duke shfletuar kalendarin historik, përkujtojmë sot 32-vjetorin e vdekjes së Papës Gjon Palit I. Ati i Shenjtë Albino Luçiani, Gjon Pali I, lindi në Kanale d’Agordo, qe Patrik i Venedikut nga 1969 deri më 1978, kur u zgjodh në fronin e Shën Pjetrit.
32-vjetori i fillimit të papnisë së tij u kujtua më 26 gushtin e kaluar, pikërisht në ditën kur Patriku i Venedikut, Albino Luçiani, qe ulur në katedrën e Shën Pjetrit. Një papni tepër e shkurtër, kjo e Gjon Palit I, që zgjati vetëm 33 ditë, e megjithatë qe jashtëzakonisht e ngarkuar me veprimtari, që mbetën në kujtesën e besimtarëve.
Mësues i së vërtetës dhe katekist i pasionuar, Gjon Palin I, ishte besnik ndaj traditës e i gatshëm për t’ia hapur portën së resë. Albino Luçiani e kreu në mënyrë shembullore misionin baritor, duke i shërbyer Kishës si bari i palodhshëm e duke e nxitur klerin dhe laikatin të ndjekë idealin e vetëm e të përbashkët të shenjtërisë. Këtë e tregon edhe dëshmia e Papës së buzëqeshjes, e tregojnë edhe fjalët mahnitëse, me të cilat ai e përshkruante dashurinë e Zotit:
“Ne jemi objekt i një dashurie nga ana e Zotit, që nuk perëndon kurrë. E dimë: Ai i ka gjithnjë sytë e hapur mbi ne, edhe kur na duket se ka zbritur nata. Është atë. E më tepër akoma, është nënë. Nuk do të na bëjë keq; dëshiron të na bëjë vetëm mirë, të gjithëve. Bijtë, kur janë të sëmurë, duhen edhe më shumë nga nëna. E edhe ne, në se rastësisht sëmuremi nga ligësia e dredhojmë rrugë, kemi edhe më shumë shpresë se Zoti
do të na dojë përsëri”.
Kujtojmë se Papa Gjon Pali I ndërroi jetë më 28 shtator 1978.







All the contents on this site are copyrighted ©.