2010-09-27 16:20:29

Shqipëri: Berisha kërkon qe shqiptarët të lëvizin pa viza në Evropë


Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha identifikoi liberalizimin e vizave si agjendë prioritare të mazhorancës që drejton, kjo si përgjigje ndaj strategjisë së opozitës për protesta e zgjedhje të parakohshme. Kryeministri Sali Berisha theksoi jo për herë të parë se është i gatshëm të respektojë çdo formë demokratike të opozitës.
Kryeministri Berisha tha se nuk dëshiron të bëjë komente mbi debatet e brendshme që kanë përfshirë LSI , aleatin kryesor të demokratëve në qeverisje. Por këtu ai u kujdes të theksojë se mazhoranca, sot është dhe më solide siç ishte ditën e themelimit të saj.







All the contents on this site are copyrighted ©.