2010-09-27 16:02:20

Papa kthehet të enjten nga Kastel Gandolfo. Sot përshëndeti autoritetet e qytezës.


(27.09.2010 RV)Një qytezë e këndshme për të kaluar pushime të qeta e të frytshme: kështu e quajti Benedikti XVI sot paradite Kastel Gandolfon, në takimin me autoritetet civile e me bashkësinë kishtare lokale. Papa do të kthehet në Vatikan nga rezidenca e tij verore, të enjten më 30 shtator. Në fjalimin e tij, Benedikti XVI shprehu mirënjohjen e thellë për ata që u kujdesën të plotësojnë kërkesat e tij e ato të shtegtarëve, që vinin për ta takuar në qytezën laciale. Në veçanti, falenderoi ipeshkvin e Albanos, imzot Marçelo Semeraro. Duke kujtuar se sot kremtohet festa liturgjike e Shën Vinçenc de Paolit, shpallur nga Leoni XIII “pajtor universal i të gjitha veprave të bamirësisë kudo në botë”, Papa tha:
“Më veprën e tij të palodhur apostolike, ai arriti ta bënte Ungjillin gjithnjë e më shumë fanar ndriçues të shpresës dhe dashurisë për njeriun e kohës së tij, e në veçanti, për më të varfërit në trup e në shpirt. Shembulli i tij virtuoz e ndërhyrja e tij përtërifshin në bashkësitë tuaja e në secilin prej jush impenjimin e solidaritetit, që përpjekjet e secilit të kontribuojnë në të mirën e përbashkët”.







All the contents on this site are copyrighted ©.