Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, do ta vizitojë Beogradin më 12 tetor,
njofton shtypi beogradas. Me këtë rast theksohet se Klinton do të takohet me presidentin
Boris Tadiq dhe me ministrin e jashtëm, Vuk Jeremiq. E përditshmja "Veçernje Novosti"
shkruan se mund të pritet që zyrtarët e Serbisë me zonjën Klinton, bisedojnë për modalitetet
e dialogut të ardhshëm Serbi - Kosovë dhe për rrugën evropiane të Serbisë. E përditshmja
tjetër Danas, raporton se në kuadër të një turneu rajonal, zonja Klinton, para vizitës
në Beograd, do të qëndroj edhe në Sarajevë.