2010-09-24 16:44:39

Papa: shkolla vend ku mësojmë të njohim tjetrin dhe Zotin


Përzemërsi, gëzim e familjaritet: kjo ishte atmosfera që mbretëroi në takimin e djeshëm në Kastelfgandolfo, mes Papës e afër 400 nxënësve të shkollës Papnore Pali VI dhe fëmijëve të kopshtit të Motrave Mësuese të Përshpirtshme Filipini. Benedikti XVI duke folur me thjeshtësi me fëmijët e të rinjtë, kujtoi rëndësinë e shkollës që na mundëson të njihemi e të komunikojmë me të tjerët e sidomos të lexojmë Fjalën e Zotit.
Në audiencë me Papës në oborrin e Pallatit Apostolik në Kastelgandolfo, së bashku me të rinjtë qenë të pranishëm edhe prindërit e tyre e mësuesit që i siguruan Papës lutjet e tyre të përditshme për misionin e tij në udhëheqjen e Kishës. Gjatë këtij takimi Benedikti XVI kujtoi një moment të fëmijërisë së vet:
“Mendova që kanë kaluar 77 vjet që kur pata filluar të shkoja në shkollë. Isha në një Vend të vogël prej 300 shpirtrash (banorësh), e mund të thuhet se ishte mbrapa hëne. Megjithatë, kemi mësuar atë që është thelbësore; kemi mësuar sidomos të lexojmë e të shkruajmë. Mendoj se të mund të shkruash e të lexosh është vërtet punë e madhe, pasi që kështu mund të njohim mendimin e tjerëve, mund ti lexojmë gazetat e librat, mund të njohim atë që është shkruan para dymijë vjetësh e edhe më herët, mund të lexojmë përmbajtjet shpirtërore të botës e të komunikojmë së bashku”.
“Po para së gjithash – vijoi Papa – ekzistojnë një gjë e jashtëzakonshme: Zoti ka shkruan një libër, na ka folur ne njerëzve e ka gjetur një person që ka shkruar Librin me Fjalën e Hyjit:
“Prandaj mund të lexojmë atë çka Zoti na thotë neve. Kjo është shumë e rëndësishme: ti mësojmë në shkollë të gjitha gjërat e nevojshme për jetë e të mësojmë edhe ta njohim Zotin, na njohim Jezusin, e kështu, të njohim e dimë si të jetojmë mirë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.