Benedikti XVI i fton familjet e mbarë botës ti mbrojnë vlerat e tyre të rrezikuara
“në ditët tona” nga organizimi i punës së “menduar e të zbatuar në funksion të konkurrencës
së tregut e të përfitimit maksimal”. Ky është një mentalitet që kontribuon, “në shthurjen
e familjes e të bashkësisë si dhe në përhapjen e një stili të jetës individualist”.
Një qortim që prek edhe “konceptimin e festës si rast për të dal apo evaduar e për
të konsumuar”. Tipare këto të shoqërisë së sotme që janë të dyja pasoja të largimit
nga vështrimi e kuptimi i krishterë i familjes”, shkruan Papa në mesazhin e tij dërguar
kardinalit Antonelli, presidentit të Këshillit Papnor për Familje, me rastin e Takimit
të ardhshëm botëror të familjeve, që do të zhvillohet në Milano nga data 30 maj deri
më 3 qershor 2012. Prandaj, shkruan Ati i Shenjtë Racinger shpjegon që sot “lypet
promovuar një reflektim e një angazhim që synon ti pajtojë kërkesat dhe kohët e punës
me ato të familjeve e kështu të rikuperohet kuptimi i vërtet i festës, posaçërisht
ia i së dielës, që është Pashka javore, është ditë e Zotit dhe ditë e njeriut, ditë
e familjes, e bashkësisë dhe e solidaritetit”. “Puna dhe festa – shkruan Papa në
Letrën drejtuar takimit botëror të Familjeve – janë ngushtë të lidhura me jetën e
familjeve: i kushtëzojnë zgjedhjet, përcaktimet e marrëdhëniet ndërmjet bashkëshortëve
e ndërmjet prindërve e fëmijëve, ndikon në raportin e familjes me shoqërinë e me Kishën”. “Bibla
– përkujton Papa teolog – na thotë që familja, puna e dita e festës janë dhurata e
bekime të Zotit për të na ndihmuar të jetojmë plotësisht e thellësisht jetën njerëzore.
Përvoja e përditshme tregon që zhvillimi i vërtet i personin përfshin si përmasën
individuale, familjare e komunitare, si dhe aktivitetet e marrëdhëniet funksionale,
e po kështu edhe “hapjen ndaj shpresës e ndaj së Mirës pa kufij”.