2010-09-23 14:10:21

Papas Eleuterio Fortino, një jetë në shërbim të bashkimit të të krishterëve e të shqiptarëve.


Prifti i shquar arbëresh mons. Eleuterio Fortino qe urë lidhëse mes Kishës Katolike Romake e Kishave Ortodokse, aq sa të quhet “shpirti i arkivit" të çështjes ekumenike. Në anën kulturore kombëtare shqiptare ai qe hallkë mes botës arbëreshe e botës shqiptare. Një jetë e tërë në shërbimit të bashkimit të të krishterëve e të të gjithë shqiptarëve.
Figura e priftit arbëresh mons. Fortino e rrëfyer në dëshminë e njëri prej bashkëpunëtorëve e miqve të tij të ngushtë, prof. Domenico Morelli, arbëresh, president i komitetit kombëtar italian për pakicat gjuhësore e protopslates kreu i korit të Kishës së Athanasit në Romë, koordinator i rrethit kulturor të arbëreshëve “Besa”.
Ta dëgjojmë prof. Domenico Morelli në mikrofonin e Radio Vatikanit.........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.