2010-09-23 16:19:59

Metropoliti ortodoks Genadios: Imzot Fortino është ndër të drejtët e ndër të mirët


Një njeri i jashtëzakonshëm. Humbim një mik, një vëlla me të cilin kemi punuar së bashku me vite për bashkimin e të krishterëve. Imzot Fortino ishte njeri me zemër të hapur, i lirë dhe i durueshëm, i vlerësuar nga të gjithë. Do të mbetet përgjithmonë në zemrat tona”.
Këto ishin fjalët e para plot mallëngjim, me të cilat Metropoliti Genadios Zervos, Kryepeshkopi ortodoks, përfaqësues i Patriarkatit Ekumenik të Kostandinopojës në Itali dhe Maltë, përshkruan imzot Eleuterio Fortinon, me të cilin ishin miq, që prej 50 vjetësh. Por të dëgjojmë vetë metropolitin në mikrofonin tonë:
“Për rreth 50 vjet kemi bashkëpunuar së bashku. Ishte meshtar i kujdesshëm, i sinqertë, një njeri që të kuptonte, fisnik, zemërhapur, i sjellshëm, i kulturuar, i fortë, i madh. Njeri i dashurisë. Punoi vërtet shumë, jashtëzakonisht, për realizimin e vullnetit të Zotit e edhe për dialogun e dashurisë e atë teologjik. Për mua, ishte mik. Dëshironte vërtet, që vullneti i Zotit të realizohej sa më shpejt. Ishte njeriu ideal për të punuar në këtë fushë, në fushën e bashkimit të të krishterëve”.







All the contents on this site are copyrighted ©.