2010-09-22 15:14:10

Papa udhëtimi im apostolik në Mbretërinë e Bashkuar historik, Vendet e Evropës kanë akoma shpirt të krishterë


Një udhëtim historik për të ripohuar se Evropa ka shpirt të krishterë: këtë nënvizoi Papa gjatë audiencës së përgjithshme sot paradite në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, të cilën ia kushtoi udhëtimit të tij apostolik në Mbretërinë e Bashkuar. Benedikti XVI përshkoi momentet më domethënëse e të forta të kësaj vizite, që arriti kulmin në Beatifikimin e kardinalit Njuman, të dielën e kaluar në Birmingem.
Për Papën, udhëtimi në Britani të Madhe ka qenë “ngjarje historike që ka shënuar një fazë të re e të rëndësishme në ngjarjet e gjata e të ndërlikuara të marrëdhënieve ndërmjet popullsisë së këtij vendi e Selisë së Shenjtë”. “Në katër ditë të dendura e të bukura – kujtoi Papa – pata gëzimin e madh të ti flisja zemrës së banorëve të Mbretërisë së Bashkuar e ata i kanë folur zemrës sime, posaçërisht me dëshminë e fesë së tyre. Pata mundësinë të konstatoja – vijoi Benedikti XVI - sa e fortë dhe aktive është trashëgimia e krishterë në çdo shtresë të jetës shoqërore. Zemra e britanikëve është e hapur ndaj realitetit të Zotit e ekzistojnë manifestime të ndryshme fetare që kjo vizitë e imja i vuri edhe më shumë në pah”.







All the contents on this site are copyrighted ©.