2010-09-21 16:28:43

Shqipëri: Presidenti Topi në Sesionin e 65 të OKB-së në Nju Jork


Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, në krye të delegacionit zyrtar, sot në Shtete të Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në Sesionin e 65 të të Asamblesë së Përgjithshme (AP) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), që zhvillohet në Nju Jork.
Në kuadër të punimeve të kësaj Asambleje, Presidenti i Shqipërisë do të mbajë një fjalë në prani të Kryetarëve të Shteteve dhe personaliteteve të larta të politikës botërore pjesëmarrëse në Sesionin e 65 të të AP së.
Po ashtu, Kryetari Topi do të marrë pjesë në drekën zyrtare të shtruar nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB së Ban Ki Moon për nder të Kryetarëve të delegacioneve, si dhe pritet të zhvillojë takime pune me Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe me Kryeministrin e Greqisë, Jorgo Papandreu.







All the contents on this site are copyrighted ©.