2010-09-21 15:09:22

Shqipëri: Bashkim Dedja emërohet Kryetar i Gjykatës Kushtetuese


Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, ka dekretuar sot z. Bashkim Dedja në postin e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Në një deklaratë për media të Këshilltarit Juridik të Presidentit të Republikës, Spiro Peçi thuhet se Kryetari i Gjykatës Kushtetuese emërohet nga radhët e anëtarëve të saj. Mandati i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese ka mbaruar dhe në zbatim të detyrimit Kushtetues, Presidenti emëron një prej anëtarëve të trupës së kësaj gjykate në postin e kryetarit.







All the contents on this site are copyrighted ©.