2010-09-21 15:46:33

Mesazh i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Mun për Ditën Ndëkombëtare të Paqës.


"Sot, kur kremtohet Dita Ndërkombëtare e Paqës Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, i drejtoi mbarë opinionit publik botëror një mesazh. Në veçanti, në të, Ban Ki Mun i bën thirrje qeverive që t’u krijojnë dhe t’u lënë të rinjëve, - të cilët mund të infektohen lehtësisht nga ekstremizmi, - një botë ku ka tolerancë:

“Sot kremtojmë Ditën Ndërkombëtare të Paqës, një ditë kjo kushtuar armëpushimit dhe ndalimit të dhunës. Paqja është e çmuar dhe duhet ushqyer, duhet mbajtur dhe mbrojtur.
Prandaj, çdo vit me rastin e kësaj dite, unë i bie Këmbanës së Paqës, që gjendet këtu, në Selinë e Kombeve të Bashkuara. Ja përse çdo ditë punoj për paqën. Ndërmjetësoj për ata që janë kundërshtarë, duke ua bërë të qartë se çfarë iu kanoset, qoftë duke iu treguar kërcënimet reale, qoftë ato që mezi duken. Punoj për drejtësinë dhe respektimin e të drejtave njerëzore, duke promovuar harmoninë mes vendeve dhe popujve.
Këtë vit Dita Ndërkombëtare e Paqës i kushtohet të rinjëve. Dialogu dhe mirëkuptimi i ndërsjellë janë temat e Vitit Ndërkombëtar të Rinisë, tema këto që përmbajnë në vetvete thelbin e paqës.
Të rinjtë sot kanë familjaritet me diversitetin global, dhe e ndjejnë veten mirë në një botë të ndërlidhur, e megjithatë mund të cënohen nga forcat e ekstremizmit. Prandaj i ftoj të gjitha qeveritë dhe partnerët tanë të bëjnë diçka për të rinjtë. Le të përpiqemi t’u japim një botë paqeje dhe tolerance.
Iu bëj thirrje të gjithë brezave të rinj të bashkohen me ne. Na ndihmoni të punojmë për paqën. Ju nuk keni durim. E shihni se ne, brezi që ju paraprin, lejojmë akoma sot që, vit pas viti, varfëria, uria, padrejtësia, pandëshkueshmëria dhe ndotja e mjedisit të vazhdojnë të ekzistojnë.
Tani që kanë mbetur vetëm pesë vjet nga skadimi i afatit të Objektivave të Mijëvjeçarit, iu kërkoj të gjithëve, të rinjëve e të moshuarve, të na ndihmojnë të gjejmë zgjidhje globale për këto probleme globale. Ndajini së bashku projektet e tuaja, idetë e tuaja, për të reaguar me origjinalitet dhe pasion.
Na ndihmoni të luftojmë për paqën dhe për përparimin e të gjithëve.” – përfundon mesazhi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun.







All the contents on this site are copyrighted ©.