2010-09-21 14:06:07

L’Osservatore Romano: Papa përmbysi parashikimet e udhëtimit në Mbretërinë e Bashkuar


Udhëtimi i Benediktit XVI në Mbretërinë e Bashkuar pati sukses të plotë, siç kanë shkruar shumë media, jo vetëm në këtë vend, duke kapërcyer kështu, analizat me paragjykime, që flisnin për ditë të vështira, për të mos përmendur lajme të rreme e të ndryshuara për të errësuar rëndësinë e vizitës. Kështu shkruan gazeta e Vatikanit “L’Osservatore Romano” në editorialin e drejtorit të saj, Xhan Maria Vian, i cili bën një bilanc të këtij “udhëtimi historik”, siç e quan.
“Përmbysja e parashikimeve, mëse e dukshme nga sa panë e dëgjuan Papën këto ditë – shkruan Vian – i duhet atribuar pikërisht Benediktit XVI, i cili u paraqit me thjeshtësi e zemërhapur. Ndjenja, që u kuptuan menjëherë nga shprehja e fytyrës dhe fjalët që tha”.
Ndër çastet që vë në dukje gazeta e Selisë së Shenjtë, përveç lumnimit të kardinalit Xhon Henri Njuman, janë lutja në Hajd Park me 80 mijë të rinj, fjalët e fuqishme të Papës për abuzimet me të miturit, takimi me disa viktima të abuzimeve e me një grup të impenjuar në mbrojtjen e fëmijëve, takimi me të moshuarit, që i trajtoi si të ishte vëllai i tyre, zhvillimi i marrëdhënieve me anglikanët, edhe për hir të miqësisë me kryeipeshkvin Rouan Uiliams.
Gurët kilometrikë të këtij udhëtimi, qenë pa dyshim vizita tek mbretëresha Elizabeta II, takimi me autoritetet civile në Uestminster Holl, bisedimet me liderët politikë e me kryeministrin David Kamerun, i cili nënvizoi para nisjes së Papës, kontributin pozitiv të fesë në debatin politik.







All the contents on this site are copyrighted ©.