2010-09-21 14:07:39

Kardinali Bertone në kremtimet e 140 vjetorit të Romës kryeqytet i Italisë.


Roma kryeqytet i padiskutueshëm i Shtetit italian, prestigji i të cilit është rritur nga fakti se është edhe qendër drejt së cilës shikon e tërë Kisha katolike. Kështu u shpreh kardinali Bertone, sekretar i Shtetit të Vatikanit në ceremoninë përkujtimore së bashku me Presidentin italian Napolinato, pranë Porta Pia me rastin e 140 vjetorit të Romës kryeqytet.
Pikërisht si dje, më 20 shtator 1870 bersalierët hynin në Romë e qyteti iu bashkua Mbretërisë së Italisë. Në këtë ceremoni u kujtua jo vetëm ngjarja që e bëri historinë e Italisë, por edhe ata njerëz që pranë Porta Pia-s luftuan e vdiqën. Kardinali Bertone vërejti se nga sakrifica e atyre që para 140 vjetësh ishin në këtë vend, ka lindur një perspektivë e re, falë së cilës Roma është bërë kryeqytet i Shtetit të Italisë. Kjo perspektivë u arrit e përkoi edhe në qëllimet e përbashkëta, tha kardinali Bertone e shtoi:
“Mund të konstatojmë që në respektin e anasjellët të natyrës së tyre e të funksionit të tyre, bashkësia civile e ajo kishtare, dëshirojnë të praktikojnë në këtë Vend një bashkëpunim të gjerë në dobi të qenies njerëzore e për të mirën e mbarë shoqërisë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.