2010-09-20 17:44:07

Nga kardinali Njuman metoda e frymëzimi për të dialoguar me shoqërinë e shekullarizuar


Beatifikimi i kardinalit Njuman qe momenti kulmor i vizitës së Papës Benediktit XVI në Mbretërinë e Bashkuar. Me të Lumin e ri, edhe një herë Papa vuri theksin te dialogu i frytshëm ndërmjet fesë e arsyes. Një aspekt, ky, mbi të cilin u ndal imzot Roderick Strange, rektor i Kolegjit Papnor Beda e biograf i Njuman.
Ky interes për marrëdhënien ndërmjet fesë e arsyes është themeli i mendimit të tij, i intuitës së tij baritore. Më pëlqen vërtetë shumë një fjali marr nga libri “gramatika e miratimit”, ku thotë: “Nuk kam ndërmend të lejoj të konvertohem nga një silogjizëm elegant; nëse më kërkohet që të shërbehem për të konvertuar dikën tjetër, përgjigjem se nuk më intereson ta bind e bëjë për vete arsyetimin e tij pa e prek zemrën e tij”. Kjo më duket një pik themelore për Njuman, që është shumë tërheqëse edhe për njerëzit.
Zemra qe pikërisht edhe tema e udhëtimit të Benediktit XVI në Mbretërinë e bashkuar. “Cor ad cor loquitur”, zemra që i flet zemrës..
Po. Për Njuman ishte realiteti objektiv i doktrinës e për të roli i zemrës është ai i shndërrimit të këtij mësimi në një mësim objektiv, në një doktrinë objektive. Ajo duhet shpjeguar në atë mënyrë që e prek vërtet zemrën e një personi. Atëherë, kuptimi e domethënia e Misterit, bëhen diçka shumë reale e konkrete për një person.
Duke menduar në vlerën ekumenike të këtij udhëtimi papnor, ky Beatifikim do ti ndihmojë të krishterët - e këndej jo vetëm katolikët - ta dëshmojnë fenë e tyre në shoqërinë britanike?
Ne të krishterët mund të dialogojmë, posaçërisht në një shoqëri që sot është shumë e shekullarizuar. Njuman na jep argumente, ide, na ofron mënyra si duhet të dialogojmë. Mendoj që mund japë shumë fryte në të ardhmen.







All the contents on this site are copyrighted ©.