Sot e diel 19 shtator, Kisha kremton të dielën e 25-të gjatë vitit kishtar
e na propozon festën e Shën Gjenarit, ipeshkëv i Beneventos e martir. Tërë personi
i Jezusit, edhe trupi i tij, shpreh forcën që pambarimisht jep shëndet e guxim. Ja
udhët për të fituar shpëtimin prej Zotit: të bëhemi nxënës të tij e ti dëgjojmë e
zbatojmë mësimet e apostujve, të cilët na propozojnë ato udhëzime që Nesër
hënën më 20 shtator, kalendari Kishatar përkujton shembullin e Shenjtorëve Andrei
Kim Taegon, meshtar e shokëve të tij, martirë koreanë. Liturgjia e ditës na kujtojnë
se gjithçka kemi, mund të bëhet mjet shëlbimi ose pengesë në rrugën tonë drejt mbretërisë
qiellore e se dashuria jonë për Zotin duket në gjërat e vogla, të përditshme. Të
martën e ardhshme më 21 shtator, sipas kalendarit bie festa e shën Mateut, apostull
e ungjilltare. Liturgjia e ditës na kujton se ndjekja e Zotit përjashton çdo kompromis.
Në se pranon ta ndjekësh Krishtin, duhet të heqësh dorë nga gjithçka tjetër. E atëherë
do të vërejmë me gëzim se që në këtë jetë realiteti ynë nis të ndryshojë e zemra nis
të na rrahë me ritmin e Zemrës së Zotit. Të mërkurën më 22 shtator, do të
përkujtohen shën Mauricio me Shokët, ushtarë e martirë. Liturgjia e kësaj dite na
kujton se Zoti e do popullin e vet, se i prin drejt së vërtetës, drejt takimit me
Hyjin Atë. Zoti zgjedh në histori figura të veçanta për t’i dhënë mesazhe të fuqishme
popullit të vet. Të enjten që vjen më 23 shtator, bies festa e shën Piut
nga Pietralçina, meshtar kapuçin dhe e shën Linit, papë. Kjo ditë na përkujton se
edhe sot, si në kohët e largëta, ftohemi t’i hapim mend e zemër, për t’i bërë vend
fjalës që shëlbon. Të premten më 24 shtator, kalendari Kishtar përkujton
festën e të së Lumes Mari Virgjër nga Merçede. Përmes liturgjisë së kčsaj dite Jezusi
na kërkon t’i pastrojmë zemrat, për të zhdukur prej tyre çdo gjë që na pengon në ecjen
drejt Tij. Duke u çliruar nga barrët e panevojshme, mund t’i lartojmë më lehtësisht
sytë drejt qiellit e ta ndjejmë veten shumë më të lirë. Të shtunën që vjen më
25 shtator, bie përkujtimi i shën Firminit, ipeshkëv i Amiensit e martir. Liturgjia
e kësaj dite na kujton se njeriu nuk mund të shikojë në errësirë, se kërkon dritë
e, prej këndej, se i krishteri, me shembullin e jetës së tij, është i thirrur të jetë
dritë në errësirën e botës, që të gjithë të mund ta shikojnë Jezu Krishtin. Të
dielën e ardhshme më 26 shtator, Kisha kremton të dielën e 26-të gjatë vitit kishtar
e po më 26 shtator kalendari përkujton edhe shenjtorët Kozma e Damjani, martirë dhe
shën Nilin, abat, themelues i manastirit të Grottaferratës, afër Romës.