2010-09-19 19:41:11

Në ceremoninë e lamtumirës, Papa theksoi rolin që mund të ketë shoqëria britanike në dialogun ndërkulturor dhe ndërfetar


Në mbrëmje, Papa përshëndeti autoritetet dhe popullin e Mbretërisë së Bashkuar në aeroportin e Birmingamit, nga ku u kthye për në Romë, duke i dhënë fund udhëtimit të tij të 17-të apostolik jashtë Italisë. Benedikti XVI kujtoi me radhë të gjitha takimet e rëndësishme që pati në nivelin politik, ekumenik, fetar e shoqëror, falenderoi për mikpritjen dhe uroi:RealAudioMP3
“Ndryshueshmëria e Britanisë së Madhe, e shumë bashkësive, kulturave, gjuhëve dhe feve, që formojnë shoqërinë britanike moderne është sfidë për qeverinë e për popullin, por përfaqëson edhe një mundësi të madhe për vazhdimin e dialogut ndërkulturor e ndërfetar për pasurimin e krejt bashkësisë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.