2010-09-19 19:32:26

Kryedioqeza e Birmingamit


(19.09.2010 RV)Është themeluar më 29 shtator 1850 dhe është ngritur në rangun e metropolisë më 28 tetor 1911. Ka një sipërfaqe prej 9.936 km katrore dhe një popullsi prej 5.354.000 banorësh, prej të cilëve 282.592 katolikë (5%), të ndarë në 225 famulli. Këtu shërbejnë 292 meshtarë dioqezanë (7 të shuguruar gjatë këtij vitit), 106 meshtarë rregulltarë, 160 rregulltarë, 521 rregulltare, 74 diakoj të përhershëm, 14 seminaristë. Kryedioqeza punon në territor me 342 institute edukative, 26 institute bamirësie e në vitin 2009 ka pasur mëse 6.000 pagëzime. Kryeipeshkëv i Birmingamit është imzot Bernard Longli, lindur në Mançester më 5 prill 1955, shurguruar meshtar më 12 dhjetor 1981, zgjedhur titullar i kishës së Zarnës më 4 janar 2003, shuguruar ipeshkëv më 24 janar 2003.







All the contents on this site are copyrighted ©.