2010-09-18 18:46:09

Takim mallëngjyes i Papës me disa nga viktimat e abuzimeve të anëtarëve të klerit


Sot pasdite, në nunciaturën apostolike të Londrës, Papa u takua me një grup personash, viktima të abuzimeve seksuale nga ana e klerit. Benedikti XVI – referon në një komunikatë Salla e Shtypit të Vatikanit – u mallëngjye duke dëgjuar historitë e viktimave dhe shprehur dhimbje të thellë e turp për vuajtjet e tyre e të familjeve. Ati i Shenjtë u lut me ta dhe siguroi se Kisha. Ndërsa vazhdon të marrë masa për mbrojtjen e të rinjve, po bën ç’është e mundur për të verifikuar akuzat, për të bashkëpunuar me autoritetet civile e për t’ia dorëzuar drejtësisë meshtarët e rregulltarët, që janë përlyer me këto krime të rënda. Si në raste të tjera, u lut që të gjitha viktimat e abuzimeve të shërohen shpirtërisht e të pajtohen me Zotin, të kapërcejnë ankthin e kaluar e të tanishëm me qetësi e shpresë në të ardhmen. Më pas, Benedikti XVI u takua me një grup profesionistësh e vullnetarësh, që merren me mbrojtjen e fëmijëve e të rinjve në ambientet shkollore.







All the contents on this site are copyrighted ©.