2010-09-17 14:41:58

St. Mary’s University College


(17.09.2010 RV)I së njëjtës kohë me Rivendosjen e Hierarkisë katolike në vend, Kolegji u ndërtua në vitin 1850 për t’u ofruar arsim fëmijëve të familjeve katolike të varfëra. Fillimisht administrohej nga Vëllezërit e Shkollave Katolike, ndërsa në vitin 1899 iu besua vinçencianëve. Selia aktuale e re është përuruar në vitin 1925. Që nga ajo datë, janë shtuar ndërtesa të tjera dhe një kampus i dytë jo larg nga Teddington Lock, për një numër të përgjithshëm prej rreth 4 mijë studentësh, ndërsa numri i punonjësve është 750. Nga viti 1920 deri në vitin 1980, Kolegji jepte diplomën e “Universitetit të Londrës”, por sot ateneu ka titujt e vet në shkenca humanistike, me nivele të larta sidomos në teologji dhe në gjuhën angleze.
Kapela është projektuar nga Sër Albert Riçardson, një nga arkitektët e fundit që përdorin stilin tradicional. Vetratat artistike, që pasqyrojnë Misteret e Rruzares Shenjte, janë prodhuar në atelienë e Gabriel Luar dë Shartrë (Francë).
Kolegji ka impiante e terrene të ndryshme sportive, fushë me traditë për studentët e shkollës. Ndër ata që kanë marrë këtu diplomën e universitetit, mund të përmendim kampionen olimpike Rebeka Romero, medalje argjendi në kanotazh, në vitin 2004 dhe, medalje e artë në çiklizmin në pistë, në vitin 2008. Impiantet sportive të universitetit janë kualifikuar si “fusha stërvitjeje” për Olimpiadën e Londrës së vitit 2012, ku do të vijë skuadra e Afrikës së Jugut.








All the contents on this site are copyrighted ©.