2010-09-17 15:08:39

Benedikti XVI në Londër, në një ditë me përmasa ekumenike dhe shoqërore


(17.09.2010 RV)Dita e dytë e udhëtimit zyrtar të Papës Benedikti XVI në Mbretërinë e Bashkuar, gjatë së cilës Ati i Shenjtë ka një aktivitet të dendur, në kryeqytetin anglez, Londër. Spikat takimi i shumëpritur me shoqërinë civile, në pasditen e sotme, dhe ai ekumenik me kryeipeshkvin e Kanterbërit Rouan Uiliams, primat i Kishës Anglikane. Por gjatë paradites së sotme, Papa Racinger u takua edhe me botën e shkollës katolike e me liderët e feve të tjera në Kolegjin e Universitetit të Shën Marisë, në lagjen Tuikenhem të Londrës. Ati i Shenjtë e përfundon ditën e sotme me lutjen e Mbrëmësoreve në Abacinë e Uestminsterit, në një atmosferë ekumenike me përfaqësuesit e Kishës Anglikane. Për t’u shënuar, arrestimi i gjashtë ekstremistëve islamikë, pikërisht në zonën e Uestminsterit, ku Papa shkoi pasdite. Zëdhënësi i Vatikanit, atë Federiko Lombardi lajmëroi se programi i Benediktit XVI nuk do të ndryshojë.








All the contents on this site are copyrighted ©.