2010-09-16 15:02:53

Pallati mbretëror i Holirudhauz (Shtëpia e Kryqit të Shenjtë)


Është rezidenca zyrtare e Mbretëreshës së Skocisë gjatë sezonit veror. U ndërtua në vitin 1128 si kuvend augustinian dhe iu kushtua Shenjtes Krygjë nga mbreti Davidi I i Skocisë, i cili, sipas legjendës, pati vizionin e kryqit të Krishtit ndër brirët e një dreri, që po e sulmonte. Në shekullin XVI, banesat mbretërore pranë kuvendit zgjerohen dhe shndërrohen në Pallat mbretëror. Kulla aktuale e majtë e fasadës është pjesa më e lashtë e ndërtesës. Rindërtimet e fundit janë të shekullit XX, kur mbreti Xhorxh V vendosi aty rezidencën e tij verore. Në katin e parë gjenden apartamentet luksoze të shtetit, me stil barok e me stukime të çmuara, tapiceri, piktura e vepra arti të epokave të ndryshme.







All the contents on this site are copyrighted ©.