2010-09-16 15:02:41

Mbretëresha Elizabeta II


Madhëria e Saj, Elizabeta II është vajza e madhe e mbretit Xhorxhi VI dhe e mbretëreshës Elizabeta. Ka lindur në vitin 1926. Ka studiuar histori kushtetuese, jurisprudencë, histori arti dhe muzikë, ka përsosur gjuhën frënge, të cilën e përdor zakonisht në bisedimet me Trupin Diplomatik. Është martuar më 20 nëntor 1947 në Abacinë e Uestminsterit me tenentin Filip Mauntbaten, pasardhës i mbretëreshës Viktoria.
Në moshën 25 vjeçare, u kurorëzua mbretëreshë nga kryeipeshkvi anglikan i Kanterburit në Abacinë e Uestminsterit, duke u bërë kështu mbretëreshë dhe kryetare e shtetit të Mbretërisë së Bashkuar, kryetare e shtetit e 15 mbretërive të Komonuelthit dhe kryetare e Organizatës, që përfshin 53 shtete. Madhëria e Saj është Guvernatore e Lartë e Kishës së Anglisë (anglikane) dhe ka një raport të veçantë e unik me Kishën e Skocisë, e cila është e pavarur (gjithnjë protestante). Mbretëresha Elizabeta II dhe bashkëshorti i saj, princi Filip, Dukë i Edinburgut kanë katër fëmijë dhe 8 nipa e mbesa.







All the contents on this site are copyrighted ©.