2010-09-16 17:47:52

Kryeministri i Skocisë, skeptikët e mediave do të përgënjeshtrohen


“Unë mendoj që shumë skeptikë, sidomos në media, sot do të mbetën të përgënjeshtruar. Nuk është fjala për një ngjarje të hareshme që ka të bëjë vetëm me komunitetin katolikë skocezë por me mbarë kombin. Ardhja e Papës këtu është hap i parë.
Është një mirënjohje e faktit që Skocia është një komb”: tha kryeministri i Skocisë Alex Salmond në mbarim të takimit privat ndërmjet Papës Benediktit XVI e Mbretëreshës Elizabeta II në Pallatin mbretëror të Holyroodhouse në Edinburg. Në reshtin e rojeve skoceze që e përshëndeten Papës me muzikë të gajdeve, morën pjesë edhe shumë fëmijë me ngjyra të Skocisë: besimtarët që kishin dalur përgjatë udhës ku kalonte Papa, valëviteshin shumë flamuj skocezë.







All the contents on this site are copyrighted ©.