2010-09-16 19:12:33

Kryedioqeza katolike e Uestminsterit


Është themeluar më 29 shtator 1850, shtrihet në një sipërfaqe prej 3.634 km katrore, ka 4.695.000 banorë, prej të cilëve 10% katolikë, të ndarë në 216 famulli. Këtu shërbejnë 375 meshtarë dioqezanë, 290 meshtarë rregulltarë, 399 rregulltarë, 1130 rregulltare, 10 diakoj, 25 seminaristë.
Kisha Katolike ka 253 institute edukative dhe 29 institute bamirëse. Vitin e kaluar janë pagëzuar 9397 vetë.

Kryeipeshkëv i Uestminsterit është imzot Vinsent Gerard Nikols, lindur në Krosbi më 8 nëntor 1945, shuguruar meshtar më 21 nëntor 1969, titullar i kishës së Otonës më 5 nëntor 1991, shuguruar ipeshkëv më 24 janar 1992. Imzot Nikols është njëkohësisht kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Anglisë e të Uellsit.







All the contents on this site are copyrighted ©.