2010-09-15 17:44:47

BE-në dërgon italianin Ettore Sequi ambasador në Shqipëri


Përgjegjësja për Politikën e Jashtme të KE-së, Catherine Ashton, ka emëruar në postin e ambasadorit të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, italianin Ettore Sequi, si pasardhës i Helmut Lohan.
Sequi njihet si diplomat karriere, ku ka mbajtur detyra të tjera si ambasador në Afganistan dhe së fundi si i dërguari special i BE-së në Kabul. 54 vjeçari rikthehet në Shqipëri pasi më parë ka mbajtur postin e këshilltarit të parë, zëvendësshef i misionit të ambasadës së Italisë në Tiranë nga 2000-2004.
Emri i Sequit u bë sot i ditur nga shefja e diplomacisë së BE-së, Katrin Ashton, e cila shpalli dhe kandidaturat për 25 krerët e delegacioneve të tjera. Sic u pati premtuar vendeve anëtare në Parlamentin Evropian dhe qytetarëve të Bashkimit Evropian, Ashton ka zgjedhur personat më të mirë në postet e duhura.
“Jam jashtëzakonisht e lumtur nga përgatitja e të gjithë kandidatëve” ka deklaruar Ashton.
BE nuk ka vendosur ende për të plotësuar delegacionet e Brazilit dhe Irakut.







All the contents on this site are copyrighted ©.