2010-09-14 16:47:44

Ipeshkvijtë e SHBA botojnë një libër të ri mbi papninë e Benediktit XVI.


Konferenca Ipeshkvnore e SHBA lajmëron se më 19 shtator, do të dalë një libër i ri kushtuar papnisë së Benediktit XVI. Libri, botuar nga Sheed & Ward, në kujdesin e Motër Meri An Uolsh, drejtoreshë për marrëdhëniet me mediat e episkopatit, është i pajisur me një parafjalë nga Mbreti Abdullah II i Jordanisë, nga presidenti i Izraelit Shimon Perez, artikuj të Sekretarisë së Shtetit, të kard. Tarçizio Bertone, të kard. Frensis Xhorxh, kryetar i konferencës ipeshkvnore të SHBA dhe kryetari i Zyrës për Shërbimet informative katolike, Xhon Trevis.
Libri përqëndrohet tek pesë vjetët e papnisë së Benediktit XVI. Ka 100 fotografi që paraqesin Papën gjatë takimeve zyrtare por edhe në kohën e studimit e të lutjes. Siç thotë kujdesuesja e librit, Motra Meri An Uolsh, profili që ravijëzohet prej këtyre fotografive është ai i “bariut të mirë, në gjendje të ecë me qetësi e me mendje të kthjellët edhe në kohë të zymta. Benedikti XVI e ka trajtuar çështjen e shkandujve seksual me përvujtëri dhe e ka drejtuar frontalisht dialogun ndërfetar. Është një udhëheqës botëror dhe një teolog i madh, në gjendje t’i drejtojë njerëzit dhe besimtarët nga rruga e drejtë, njëkohësisht di edhe të zbulojë përgjegjësitë e problemeve të mëdha që mundojnë botën”.
Vëllimi përmban pastaj edhe një përmbledhje me ese mbi jetën dhe veprimtarinë e Atit të Shenjtë. Nuk mungojnë as reflektimet personale të bashkëpunëtorëve dhe të udhëheqësve të Kishës përsa i përket punës së tij dhe marrëdhëniet me bashkëpunëtorët, që na rrëfejnë aspekte të ndryshme të personalitetit të tij bashkë me disa shkrime të përzgjedhura të tij. Libri do të dalë në librari nga fundi i shtatorit.







All the contents on this site are copyrighted ©.