2010-09-14 16:48:10

Dita Botërore e Rinisë 2011. Paraqitet plani baritor.


(14.09.2010 RV)Të rritemi duke njohur Krishtin, duke inkurajuar uratën, pjesëmarrjen në sakramente dhe duke dëshmuar besimin tonë me fjalë dhe me vepra. Këto janë udhëzimet bazë për veprimtarinë baritore të kryeipeshkëvisë, që vë në dukje Komiteti organizativ i Ditës Botërore të Rinisë 2011, që do të zhvillohet në Madrid. “Këto udhëzime – sipas Agjencisë Sir – i përshtaten tepër mirë temës së zgjedhur për këtë ngjarje: “Të rrënjosur dhe të bazuar në Krishtin, të fortë në fe”.
“Përgatitja shpirtërore për Ditën Botërore të Rinisë – tha përgjegjësi për përgatitjen baritore, Anhel Matesanc – kalon nëpër zbatimin në praktikë të sakramenteve, të uratës në familje dhe të pjesëmarrjes në jetën famullitare.” Një tjetër mjet “i çmuar” që vë në dukje Matesanc është edhe shtegtimi i Kryqit që po zhvillohet në dioqezat spanjolle. Në shërbim të kryedioqezës së Madridit do të vihen, çdo tre muaj, edhe ndihma e udhërrëfyes, deri në kremtimin e Ditës Botërore të Rinisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.