2010-09-12 17:26:11

Parisi kremon 100 vjetorin e lindjes të së Lumes Nënë Terezë.
Imzot Frendo: çka mbetët nga kjo figurë madhore? Dashuria e shenjtërimi


Kryedioqeza e kryeqytetit të Francës, Paris, kremtoi sot 100 vjetorin e lindjes të së Lumes Nënë Terezë, Gonxhe Bojaxhiu, me kremtimin e Meshës së Shenjtë, të cilën e kryesoi kardinali André Vingt-Trois, në katedralen e Notre-Dame, në ora 18.00 me pjesëmarrje të Misionareve të Dashurisë e një numri të madh besimtarësh.


E siç dimë, në muajin gusht e pikërisht më 26 gusht, në mbarë botën është shënuar e kremtuar jubileu i 100 vjetori të lindjes të së Lumes Nënë Terezë.
Ndërsa më datën 5 shtator, është kremtuar festa e saj liturgjike, që përkon edhe me datën kalimit të saj në amshim.
Kremtime solemne e të madje edhe madhështore janë shënuar sidomos në Indi e posaçërisht në qytetin e Kalkutës, dhe në trevat shqiptare. Kështu veçojmë kremtimin e Kishës katolike të Shqipërisë në Katedralen e Vaut-Dejës e atë të Kishës katolike në Katedralen në ndërtim e sipër në Prishtinë, pa harruar programet tjera përkujtimore organizuar nga Shtetet e qeverisë në Tiranë, Prishtinë e gjetiu.
Po pas gjithë asaj që është bërë, që është thënë, çka mbetët nga kjo figurë madhore dhe e shenjtë që është e Lumja Nënë Terezë? Mbi këtë argumentet folëm me ipeshkvin ndihmës të Tiranë-Durrësit imzot Gjergj Frendon, ta dëgjojmë opinionin e tij në k mikrofonin e Radio Vatikanit.....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.