2010-09-12 18:06:42

Papa: të enjten do të udhëtojë për në Britani të Madhe


“Të enjten e ardhshme do të shkojë në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të shpall të lum kardinalin John Newman”. Me mëto fjalë Benedikti XVI deshi ti bënte pjesëmarrës të udhëtimit të tij të ardhshëm apostolik, besimtarët e mbledhur në oborrin e rezidencës verore në Kastelgandolfo. “U kërkoi të gjithëve - u tha Papa katër mijë të pranishmëve - të më shoqëroni me lutjet tuaja drejtuar Zotit gjatë këtij udhëtimi apostolik”.
“Sot në Granda, në Spanjë shpallet i lum Frati Kapuçin Leopoldo de Alpandeira, i cili jetoi në fillim të shekullit të kaluar, pastaj shtoi Papa, “gëzohem me Familjen françeskane, që e sheh këtë vëlla të vetin që i bashkohet aradhes së gjatë të Shenjtorëve e të Lumturve të vet”.







All the contents on this site are copyrighted ©.