2010-09-12 17:59:40

Papa: duke qenë mëkatarë, vetëm pendimi na sjell tek e vërteta


“Të dashur miq, si mos ta hapim zemrën tonë para sigurisë që, megjithëse jemi mëkatarë, prapëseprapë Zoti na do?”. Ky është një ndër pohimet e Benediktit XVI që bëri sot gjatë fjalimit drejtuar besimtarëve e shtegtarëve, para lutjes së Engjëllit të Tënzot në oborrin e Pallatit Apostolik në Kastelgandolfo, duke folur mbi pjesën ungjillore të Meshës së sotme, ku trajtohen “tre shëmbëlltyrave të përdëllimit”, ajo “e bariut që shkon pas deles së humbur, ajo e gruas që kërkon drahmen e humbur, e ajo e“babait që i del para djalit të tretur”. “Pendimi është masa e fesë sonë - vërejti Papa - e falë saj mund të kthehemi tek e Vërteta”.
Ndër citimet e ndryshme nga enciklika e tij ‘Deus Caritas est’ e nga libri i tij ‘Jezusi i Nazaretit’, Ati i Shenjtë Racinger nënvizoi se Zoti “nuk lodhët kurrë duke dalur në takim me ne, Ai përshkon gjithmonë i pari udhën që na ndan prej Tij”. Për Benediktin XVI, më tutje, “vetëm feja mund ta shndërrojë egoizmin në gëzim e mund ti rilidhë marrëdhënien e drejta me të afërmin e me Zotin”. Fjalët e Jezusit, theksoi Papa Racinger, “nuk janë vetëm fjalë, por ato përbëjnë shpjegimin e vet të qenurit e të veprimit të Tij. Vërtet, bariu që e gjen delen e humbur është Zotëria Jezus që e merr mbi vete, me Kryq, njerëzimin mëkatar për ta shpëtuar. Djali plangprishës, pastaj, në shëmbëlltyrën e tretë të ungjillit të kësaj së diele, është një i ri, që pasi mori trashëgiminë prej babait, u nis për një vend të largët e atje shpenzoi gjithçka pati nga thesari duke jetuar i dhënë pas veseve. Pasi kaloi në mjerim të plotë, qe detyruar të punonte si skllav, duke pranuar të ushqehej me dromca të ushqimit të kafshëve. Atëherë, siç thotë Ungjilli, “i erdhën mendtë”, “fillo të mendonte me vetvete”. Për Papën teolog është më rëndësi të reflektosh mbi “vlerën e shtegtimit të brendshëm që ai bën” për t’u kthyer ndër krahët e përqafimit të babait të tij, një udhëtim i mundimshëm, madje i dhimbshëm që Shën Agostini e përshkruan si plotësim duke ndjekur “vet Fjalën që bërtet të kthehemi” në “vendin e qetësisë së patundur ku dashuria nuk njeh braktisje”. E kur djali plangprishës kthehet e “djali i madh është i indinjuar për pritjen e gëzueshme që i është rezervuar vëllait”, do të jetë gjithmonë i ati që del e shkon t’i lutët djalit të madh: ‘Biro, ti je gjithmonë me mua e gjithçka që është e imja, është edhe e jotja’. Vetëm feja - vërtet - mund ta shndërroj egoizmin në gëzim e ti rivendos përsëri marrëdhëniet e drejta e të mira me të afërmin dhe me Zotin”, tha Papa.







All the contents on this site are copyrighted ©.