Pak ditë para vizitës së Papës Benediktit XVI në Mbretërinë e Bashkuar, nga data 16
deri më 19 shtator, “pritja e interesimi i shoqërisë britanike po rriten vazhdimisht,
që shkojnë përtej disa manifestimeve margjinale që e kundërshtojnë këtë vizitë papnore.
Kështu pohoi drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, atë Federiko Lombardi,
në një editorial për Octava Dies, informacioni javor të Qendrës Televizive të Vatikanit. “Në
të vërtet konfirmohet perceptimi i autoritetet të lartë fetar e moral që gëzon Papa
e që do të mund të ofrojë një kontribut të tij të veçantë e të rëndësishëm, të qetë
e pozitiv, orientues për sfidat e mëdha të botës së sotme”. Nga kjo pikëpamje,
sipas Atë Lombardit, “takimi i Papës me përfaqësuesit më të lartë të institucioneve
e të shoqërisë civile në vendin historik siç është Westminster Hall, përfaqëson një
ndër momentet më kulmore të këtij udhëtimi papnor”: udhëtim që atë Lombardi e quan
“një ndër më të priturit” të papnisë së Benediktit XVI. “Po do të jetë
në ceremoninë e beatifikimit të kard. Njuman - shton atë Lombardi - që mesazhi i kësaj
vizite të Papës do të arrijë e shpreh domethënien e plotë të saj”. Një figurë, ajo
e kardinalit Njuman, që “mishëron në mënyrë bindëse frytet më të mira e tërheqëse
të sintezës së thellë që ekziston ndërmjet fesë së krishterë e shpirtin britanik dhe
fekonditeti i saj i përhershëm për botën e sotme e të nesërme”.