2010-09-11 16:31:29

Papa: ipeshkvi është shërbëtor ij Zotit dhe i njerëzve


Episkopati është një shërbim dashurie: këtë nënvizoi Papa Benedikti XVI në fjalimin e tij mbajtur të shtunën paradite në Kastelgandolfo, duke iu drejtuar ipeshkvijve që janë emëruar kohëve të fundit, e të cilën morën pjesë në Seminarin e azhurnimit të organizuar nga Kongregata e Vatikani për Ungjillëzimin e Popujve.
 
Jeta e një ipeshkvi duhet të jetë një përkushtim e flijim i vazhdueshëm për Zotin e për shëlbimin e Kishës së tij, e posaçërisht për shpëtimin e shpirtrave që i janë besuar”, pohoi Papa Benedikti XVI e shtoi.
“Dhurimi e flijimi baritor i një ipeshkvi - theksoi Papa - përbënë edhe dinjitetin e tij të vërtet episkopal, e kjo buron nga të qenurit të tij shërbëtor i të gjithëve, deri në dhurimin e plotë të jetës personale”. “Misioni ipeshkvnor është shërbim dashurie në emër të Krishtin e në shërbim të njerëzve”, theksoi Benedikti XVI duke u përkujtuar ipeshkvijve:
“Vërtetë, episkopati nuk duhet keqkuptuar sipas kategorive botërore e njerëzore. Episkopati është shërbim dashurie. Ipeshkvi është i thirrur të jetë në shërbim të Kishës sipas stilit të Zotit të bërë njeri, duke u bërë gjithnjë e më tepër, madje plotësisht shërbëtor i Zotit e shërbëtor i njerëzimit”







All the contents on this site are copyrighted ©.