2010-09-11 16:27:27

11 shtator: Obama, kanë dashur të shkatërrojnë, ne kemi vendos të ndërtojmë


SHBA-së përkujtojnë 11 shtatorin. Obama: mos të ndahemi në Ditën përkujtimore sot në SHBA me rastin e nëntë vjetorit të sulmeve kundër Kullave Binjake. Një takim i karakterizuar nga polemikat që kërcënonin djegien e Kuranit nga e një pastori ungjillor të Floridës. Presodenti Obama i drejtoi një thirrje bashkimi Vendit, duke ripohuar se është e nevojshme të vazhdojmë betejën kundër terrorizmit.
“Ne nuk ke mi frikë, ne nuk duam të pushtohemi nga frika. Në një ditë në të cilën dikush ka dashur të shkatërron, ne vendosim të ndërtojmë”, kështu me këto fjalë presidenti amerikan Obama e hapi fjalimin e tij në Pentagon për përkujtimin e viktimave të atentateve të 11 shtatorit.
“Jam këtu për të falënderuar personat e të gjitha racave e feve që janë amerikanë, të gjithë njerëzit e shpërndarë në botë që janë qytetarë të vendit tonë”, vijoi. “11 shtatori na kujton sa lot duhet të derdhin akoma. Bota ka shkuar përpara, mirëpo nuk mund të harrojmë kurrë”, vazhdoi Obama. “Sot është rasti që na mundëson të reflektojmë. Si mund ti nderojmë të vdekurit e ta çojmë para trashëgimin e tyre? Të gjithë ata që vdiqën e kanë arritur idealin e Amerikës. Për t’i gjetur, arma jonë është të kujtojmë se jemi amerikanë”, nënvizoi Obama.
“Ata kanë prekur e arritur vullnetin tonë, mirëpo ne do të bëjmë në mënyrë që të çojmë përpara idealet tona”, pohoi Presidenti duke iu referuar terroristëve që kanë organizuar sulmet e 11 shtatorit 2001.







All the contents on this site are copyrighted ©.