2010-09-10 15:44:10

Shkodër: më 20 shtator fillon vitin e ri shkollor i gjimnazit “Atë Pjetër Meshkalla”


Krahas shkollave publike e private, që ekzistojnë në Shqipëri, edhe Kisha katolike drejton disa shkolla të niveleve të ndryshme, të cilat janë në shërbim të të gjithë fëmijëve e nxënësve, pa dallim, duke ofruar kështu një formim dhe edukim sa më të mirë e të përshtatshëm për jetën e tyre.

Ndër shkollat më të njohura e të rëndësishme që Kisha katolike ka në Shqipëri, është shkolla “Atë Pjetër Meshkalla” e cila është hapur pas rënies së diktaturës komuniste dhe drejtohet nga Etërit Jezuitë. Kjo shkollë ende nuk e ka filluar vitin e ri shkollor, që do ta fillojë më datën 20 shtator. Mbi arsyet e kësaj shtyrje, organigramën e saj dhe rolin e Kishës katolike në fushën e arsimit e të kulturës, të dëgjojmë drejtorin e ri të shkollës “Atë Pjetër Meshkalla”, rregulltarin jezuit, Atë Lello Lanzilli.......RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.