2010-09-10 15:43:23

Selia e Shenjtë merr pjesë në kremtimin e “Ditëve Evropiane të Thesarit”


Selia e Shenjtë edhe këtë vit do të merr pjesë në kremtimin e “Ditëve Evropiane të Thesarit”, një manifestim që promovohet nga Këshilli i Evropës, i cili aktualisht gëzon aderimin e 50 Shteteve të Kontinentit. Dita do të kremtohet të dielën më 26 shtator të këtij viti.
Tematika e përgjithshme është: “Thesari evropian për dialogun ndërkulturor”. Në përpilimin e programit kanë bashkëpunuar Komisioni Papnor për të Mirat Kulturore të Kishës, Muzetë e Vatikanit dhe Komisioni Papnor i Arkeologjisë së Shenjtë.
Programi i manifestimeve që janë parashikuar për të dielën më 26 shtator 2010 është:

- Hapja e ekspozitës fotografike mbi temën: “Zanafilla e katakombeve të Shën Kalistit mes artit e historisë”, pranë Katakombeve të Shën Kalistit në Romë, në Via Appia Antica, 110; orari nga ora 10 deri në ora 17; ekspozita do jetë e hapur deri më 27 tetor 2010.







All the contents on this site are copyrighted ©.