2010-09-10 14:19:19

Dioqeza e Sapës: shkolla e Kishës në shërbim formimit të të rinjve


Këtyre ditëve në Shqipëri ka filluar viti i ri shkollor. Nxënësit e shkollave publike dhe të shkollave private tashmë janë kthyer ndër banka shkollore me entuziazëm dhe synime për një viti shkollor të ri sa më të suksesshëm.
Përveç shkollave publike e private, që ekzistojnë në Shqipëri, edhe Kisha katolike drejton disa shkolla të niveleve të ndryshme të cilat janë në shërbim të të gjithë nxënësve, pa dallim, duke ofruar kështu një formim dhe edukim sa më të mirë e të përshtatshëm për jetën e tyre.
Kështu edhe në dioqezën e Sapës, Kisha katolike përmes disa shkollave u ofron qindra e qindra fëmijëve e të rinjve mundësinë e formimit, sipas një programi e kriteri të veçantë. Më hollësisht të ndjekim shërbimin e Violeta Marashit nga Vau i Dejës..........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.