Pezullohet ekzekutimi me vdekje për Sakineh. Rasti do të rishqyrtohet nga autoritetet
iraniane.
Vrasja me gurë e Sakineh Mohammad Ashtiani, gruaja iraniane e dënuar për vdekje pse
ka shkelur kurorën e martesës e fajësohet për vrasjen e të burrit, është “pezulluar”.
Konfirmimi i këtij lajmi erdhi dje nga Teherani, që nënvizon se rasti do të rishqyrtohen
nga autoritetet. Bashkësia ndërkombëtare shprehi kënaqësinë për këtë lajm, megjithëse
me shumë rezerva e në pritje të zhvillimit të mëtejshëm të këtij rasti.