Papa në Britani të Madhe gjurmëve të kardinalit Njuman.
Dje në fund të audiencës së përgjithshme, Benedikti XVI përshëndeti përzemërisht Britaninë
e Madhe, një javë para vizitës së tij apostolike, të që do të zhvillohet nga 16 deri
më 19 shtator. “Pres me padurim ta fillojë udhëtimit tim në Britani të Madh
brenda një jave e dua të përshëndes përzemërsisht popullin e Britanisë
së Madhe”. “I jam shumë mirënjohës madhërisë së saj, Mbretëreshës dhe hirësisë së
Tij kryeipeshkvi të Kantërberit për ftesë” e “pres t’i takojë”, tha Papa e shtoi:
”Pres me kënaqësi t’i takojë përfaqësuesit e traditave të ndryshme e të shumta fetare
e kulturore që përbëjnë popullsinë britanike, si edhe liderët civilë e politikanët”. E
në vazhdim të mesazhit drejtuar Britanisë Madhe, Ati i Shenjtë u ndal tek të gjithë
ata që po përgatisin këtë shtegtim apostolik të Papës: “ E di që është dashur
shumë punë për përgatitjen e vizitës time që është në program nga data 16 deri më
19 shtator të ardhshëm, jo vetëm nga ana e bashkësisë katolike por edhe nga ana e
qeverisë, e autoriteteve lokale në Skoci, Londër e Birmingham, të mediave e të shërbimeve
të sigurimit, e dua t’u them se i vlerësoj përpjekjet që kanë bërë për të siguruar
që ngjarjet e ndryshme që janë në program të jenë vërtet kremtime të gëzueshme”. “Më
shumë se të gjithë - shtoi Papa - falënderoj personat e panumërt që lutën për suksesin
e vizitës e për hire e bekime të Zotit mbi Kishë e popullin e kombit tuaj “. Ati
i Shenjtë Racinger shtoi në vazhdim se për të do të jetë “një gëzim i veçantë” “beatifikimi
i kardinalit të nderuar John Henry Newman”. Ceremonia e beatifikimit është në program
më 19 shtator në Birmingham. “Ky anglez vërtet i madh ka jetuar një jetë meshtarake
shembullore e përmes shkrimeve të tij të shumta i ka dhënë një kontribut themelor
Kishës e shoqërisë, si në tokën e vendlindjes e po kështu edhe në shumë pjesë tjera
të botës. Shpresoj e lutem - vijoi Papa - që gjithnjë e më shumë njerëzit të përfitojnë
nga urtia e tij delikate e të frymëzohen nga shembulli i integritetit e shenjtëria
e jetës së tij”. “Më vjen keq që nuk do të mund të vizitojë çdo vend e t’i
takojë të gjithë - përfundoi Benedikti XVI , mirëpo dua që ta dini se ju kujtoj të
gjithëve në lutjet e mia drejtuar Zotit”. Mesazhi përfundoi me një bekim: “God bless
the people of the United Kingdom” (Zoti e bekoftë popullin e Mbretërisë së Bashkuar).